Ilir Meta u shfaq këtë të mërkurë në Vlorë, ku i harroi për pak armiqtë e brendshëm të partisë së tij, dhe u fokusua tek tradhtitë me të jashtmit.
Kryetari i Partisë së Lirisë bashkoi muskujt që së fundmi po i stërvit shumë me gazetarin italian të RAI3, i cili publikoi një dokumentar të errët për Shqipërinë.
Ilir Meta tha se ky material i publikuar në median publike matanë Adriatikut, provonte lidhjet kriminale mes dy qeverive tona.
Madje ish presidenti i Shqipërisë që po bëhet gati të shtunën të kthehet në President i Partisë së Lirisë, një dramë familjare të ngjashëm me të tijën me Kryemadhin, sheh të ketë ndodhur edhe në familjen kryeministrore.
Zbuloi ne fund se në partine e Lirisë ka një Bashë të vërtetë, qe do ta konkurrojë denjësisht në farsën e konventës.
/abcnews.al/

