Fermeri shqiptar prodhon energji nga jashtëqitjet e bagëtive: Kam një dashuri të madhe ndaj natyrës

schedule09:11 - 24 Prill, 2024

schedule 09:11 - 24 Prill, 2024

Ish-fermeri, Masar Piraj është bërë së fundmi viral pasi prodhon energji përmes bajgave të lopëve.

Në një lidhje me Skype nga Kosova për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se këtë traditë e ka huazuar nga të parët e tij, pasi kursen energjinë dhe mbron ambientin.

Piraj tregoi se përzien bajgat e 70 lopëve me tallash dhe pas përzierjes së përbërësve masa kalohet në një formë për t’u presuar dhe për t’u formësuar si një tullë.

Unë kam një dashuri të madhe ndaj natyrës dhe u detyrova të merrja këtë çështje.

Unë isha një fermer dhe kisha diku 70 krerë. Dhe më lindi ideja vetvetiu dhe thash pse mos ta bëja një gjë të tillë. Fillova të bëja përpunimin e bajgave që të bëhet në shëndrrim të energjisë.

Gjatë jashtëqitjes së kafshëve nuk mund të jetë konsistenca e sforcuar”, u shpreh ndër të tjera ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!