Ernest Gjoka zyrtarizohet te Shkupi, objektivi i trajnerit është titulli kampion

schedule08:14 - 24 Prill, 2024

schedule 08:14 - 24 Prill, 2024

Ernest Gjoka është trajneri më i ri i Shkupit. Pas shkarkimit të Mladen Zhizhovic, klubi nga Maqedonia e Veriut ka vendosur të emërojë 54-vjeçarin kryeqytetas në stol. Kontrata e Gjokës me Shkupin përfshin pesë ndeshjet e fundit të këtij sezoni, si dhe gjithë sezonin e ardhshëm, me mundësi për vazhdim të bashkëpunimit me një vit tjetër.

Gjoka filloi menjëherë detyrën si timonieri i Shkupit në seancën stërvitore të së martës, ku udhëhoqi ekipin para ndeshjes ndaj Tikves në kampionat. Eksperienca e fundit në menaxhim për teknikun kryeqytetas ka qenë me klubin e Ohod në ligën e dytë saudite.

Në Shqipëri, Gjoka ka drejtuar Flamurtarin, Vllazninë, Kamzën, Apoloninë, Tomorin dhe Kukësin, teksa me këta të fundit ka fituar dhe një titull kampion.

Megjithatë, 54-vjeçari ka shënuar një arritje të madhe edhe Shkëndijën e Tetovës në Maqedoninë e Veriut, ndërsa ka fituar titullin në sezonin 2020/21, madje duke i kualifikuar deri në fazën play-off të Europa League dhe duke u eliminuar nga Tottenham që më atë kohë drejtohej nga Jose Mourinho.

Ernest Gjoka ka menjëherë një detyrë sfiduese tek Shkupi, pasi klubi bardheblu ndodhet në garë për titullin kampion kur kanë mbetur pesë javë nga fundi i kampionatit.

Shkupi ka vetëm tre pikë më pak se kryesuesit e Strugës dhe ndeshja e fundit e sezonit luhet pikërisht ndaj skuadrës së Shpëtim Duros, një përballje që mund të përcaktojë dhe fatet e edicionit futbollistik./ h.ll/abcnews.al