Barazimi në shtëpi kundër Slavia Prague mund të qëllojë fatal për Ernesto Valverden. Trajneri ka humbur besimin e një pjesë të lojtarëve, sidomos atij më të rëndësishmit, Leo Messit.
Ekipi po pëson lëkundje të mëdha në paraqitje e rezultate dhe drejtuesit e klubit katalanas kanë një ide për pasardhësin e tij. Marcelo Gallardo, trajneri i River Plate, cilësohet si trajneri perfekt për stolin e Barcelonës.
Ish-lojtari i kombëtares së Argjentinës po shkëlqen në krye të stolit të Riverit dhe ka arritur t’i dhurojë disa trofe klubit argjentinas, mes tyre edhe dy Kupa Libertadores.
43-vjeçari ka karakteristikat e duhura për të rritur personalitetin e kampionëve të Spanjës. Ai është kandidati kryesor për pasuesin e Valverdes, pozitat e të cilit janë tronditur shumë. /abcnews.al