Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

OKB bën thirrje për hetim ndërkombëtar për varrezat masive në Gaza

schedule14:53 - 23 Prill, 2024

schedule 14:53 - 23 Prill, 2024

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut bëri thirrje për një hetim ndërkombëtar për varret masive të zbuluara në dy spitalet kryesore të Rripit të Gazës dhe tha se ishte “e tmerruar” nga shkatërrimi i spitalit Shifa të Gazës dhe kompleksit Nasser të Khan Yunis.

Në një deklaratë për shtyp, Komisioneri i Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk theksoi nevojën për “hetime të pavarura, efektive dhe transparente” në “klimën mbizotëruese të mosndëshkimit”.

Më herët, u raportua se rreth 300 trupa ishin zbuluar në Khan Younis pas tërheqjes së forcave izraelite nga zona në fillim të këtij muaji. Drejtori i Mbrojtjes Civile në Khan Younis tha se ishin gjetur edhe 73 trupa të tjerë në oborrin e kompleksit mjekësor Nasser, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave të gjetur aty në 283.

“Nuk e dimë nëse janë varrosur të gjallë apo janë ekzekutuar. Shumica e trupave janë të dekompozuar.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!