Të paktën 5 emigrantë raportohet se janë mbytur në përpjekje për të kaluar me gomone Kanalin anglez, La Mansh. Roja bregdetare franceze konfirmoi se ata ishin duke zhvilluar një operacion kërkim shpëtimi pas raportimeve që është përmbysur një gomone me emigrantë.
Autoritetet vendase konfirmuan 5 viktima, tre burra, një grua dhe një fëmijë. Ne mesin e viktimave ishte një vajzë katërvjeçare.
“Rreth orës 5 të mëngjesit, një gomonë me afro 110 persona në bord u nis nga plazhi gjerman wimereux. Levizja e turmës në një anë të gomones se mbingarkuar duket se shkaktuar disa viktima” raportojnë zyrtaret francezë.
Nuk dihen ende kombësia e emigrantëve dhe shkaku i incidentit.
Ky incident vjen vetëm disa orë pasi parlamenti i Britanisë së Madhe miratoi projektligjin e diskutueshëm për deportimin e azilkërkuesve në Ruanda, i cili synon të pengojë emigrantët të kalonin Kanalin me varka të vogla .
Anëtarët e Dhomës së Lordëve dhe dhoma e lartë e parlamentit britanik më në fund ranë dakord për miratimin e ligjit pas muajsh diskutimesh. Kryeministri i Britanisë Rishi Sunak deklaroi se qeveria e tij është “gati” të fillojë deportimin e azilkërkuesve në Ruanda brenda 10 deri në 12 javë.
Konservatorët e kanë cilësuar projektligjin si një masë kundër imigracionit të paligjshëm, duke kërkuar që refugjatët dhe emigrantet, pavarësisht nga origjina e tyre, të deportohen në Ruanda nëse ata kanë hyrë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht me gomone përmes Kanalit Anglez.
/abcnews.al