Zgjat vetëm 100 ditë, Arsenali dënon Granit Xhakën

schedule20:47 - 5 Nëntor, 2019

schedule 20:47 - 5 Nëntor, 2019

Arsenali ka marrë një vendim në lidhje me Granit Xhakën. Mesfushori me origjinë shqiptare u zgjodh kapiten i ekipit në fillim të sezonit. Lojtarët votuan dhe Xhaka ishte i përzgjedhuri i tyre.

27-vjeçari u “përplas’ me tifozët gjatë ndeshjes shtëpiake kundër Crystal Palace. Mbështetësit e “Topçinjve” kritikuan kapitenin gjatë largimit nga loja dhe ky i fundit nuk i priti mirë fishkëllimat.

Sy Sports News konfirmon lajmin

Unai Emery nuk e ka grumbulluar më nga ai moment, ndërsa sot ka ardhur edhe dënimi i madh. Sky Sports News raporton se Xhaka nuk do të jetë më kapiteni i Arsenalit. Trajneri spanjoll ia ka komunikuar vendimin lojtarit, teksa kapiteni i ri deri në fund të sezonit do të jetë Pierre-Emerick Aubameyang, i cili mbante rolin e zëvendës kapitenit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!