Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përmbytjet në Kinë/ 4 viktima dhe 60 mijë të evakuuar për shkak të shirave të rrëmbyeshëm

schedule14:44 - 22 Prill, 2024

schedule 14:44 - 22 Prill, 2024

Kina është përfshirë nga shirat e dendura që kanë shkaktuar përmbytje masive në gjithë vendin. Autoritetet njoftuan se situata mbetet alarmante të paktën deri të martën

Të paktën 4 persona kanë vdekur dhe 11 janë raportuar të zhdukur pas përmbytjeve masive në Kinë, ndërsa rreth 60 mijë të tjerë janë evakuuar. Vendi i nisi përgatitjet për motin e keq para fundjavës, megjithatë pasojat e reshjeve intensive ishte e pamundur të shmangeshin.

Veç kësaj, autoritetet kanë njoftuar se situata e reshjeve do të vijojë të paktën deri të martën.

Në të gjithë krahinën Guangdong, që ishte më e prekura, rreth 1.16 milionë familje humbën energjinë elektrike gjatë fundjavës, ndërsa fluturimet u pezulluan komplet.

Paraprakisht zyrtarët e vlerësojnë dëmin ekonomik afro 19.8 milionë dollarë.

Kujtojmë se korrikun e kaluar, kryeqyteti i Kinës, Pekini dhe provincat përreth, u përmbytën nga shira të dendur pasi një seri tajfunesh nga Oqeani Paqësor dolën në tokë. Atë javë, Pekini përjetoi reshjet më të mëdha në 140 vjet.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!