Fraksioni i armatosur irakian Kata’ib Hezbollah mohon se ka rifilluar sulmet ndaj forcave amerikane.
Mohimi i vjen disa orë pasi një tjetër deklaratë u qarkullua në kanalet Telegram që mendohet se raketa e lëshuara drejt bazave amerikane në Siri janë të lidhura me ta, shkruan Sky News.
Më herët, burimet i kishin thënë agjencisë së lajmeve Reuters se të paktën pesë raketa ishin lëshuar nga qyteti irakian Zummar drejt një baze ushtarake amerikane në Sirinë verilindore.
Një zyrtar amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, e quajti atë si një “sulm me raketë të dështuar”.
Dy burime sigurie dhe një oficer i lartë i ushtrisë në Irak thanë se një kamion i vogël me një raketë të fiksuar në anën e pasme ishte parkuar në Zummar, i cili është në kufirin me Sirinë.
Kata’ib Hezbollah, një grup militant me bazë në Irak, mendohet se ka lidhje me Iranin./abcnews.al