Të paktën 11 persona rezultojnë të zhdukur në provincën kineze të Guangdong për shkak të stuhisë së fortë që goditi rajonin në juglindje të vendit që nga e enjtja e kaluar.
Rekordet e reshjeve për muajin prill janë thyer tashmë në shumë pjesë të Guangdong, me qytetet Shaoguan, Qingyuan Zhaoqing dhe Jiangmen, në perëndim dhe në veri të kryeqytetit provincial Guangzhou, gjysmë të zhytura në ujë.
Të dielën, disa fluturime të brendshme për në Guangzhou u anuluan dhe disa fluturime ndërkombëtare u vonuan.
Asnjë viktimë nuk u raportua në Guangdong, megjithëse 11 persona në provincë rezultojnë ende të zhdukur që nga mëngjesi i së hënës.
/abcnews.al