Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Netanyahu: Izraeli do të rrisë presionin ndaj Hamasit në ditët në vijim

schedule18:14 - 21 Prill, 2024

schedule 18:14 - 21 Prill, 2024

Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli do të rrisë presionin politik dhe ushtarak ndaj Hamasit në ditët në vijim.

Duke folur para festës së pashkëve hebraike, kryeministri izraelit tha se të gjitha propozimet për lirimin e pengjeve janë refuzuar drejtpërsëdrejti nga Hamasi.

“Në ditët në vijim do të rrisim presionin ushtarak dhe politik ndaj Hamasit, sepse kjo është mënyra e vetme për të liruar pengjet dhe për të arritur fitoren tonë”, tha ai.

Ai gjithashtu iu përgjigj raportimeve për sanksionet e afërta të SHBA-së ndaj batalionit fetar të IDF-së, Netzah Yehuda duke thënë: “Nëse dikush mendon se mund të vendosë sanksione ndaj një njësie në IDF, unë do ta luftoj atë me të gjitha forcat”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!