Duket se është gati për një aventurë, të re. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja pritet të marrë drejtimin e skuadrës së Udinese deri në përfundim të këtij sezoni, me objektivin kryesor, që pritet të jetë mbajtja në elitë e skuadrës italiane.
Sipas raportimeve më të fundit, të mediave italiane, klubi i Serie A do të shkarkojë trajnerin Cioffi për shkak të rezultateve të dobëta të javëve të fundit, duke u renditur momentalisht në vend të 17-të me 28 pikë ose thënë ndryshe pranë zonës së rrezikut.
Pavarësisht se lista e emrave të rinj është shumë e gjatë, si më favoriti shihet ish-tekniku i Kombëtarës e në rast se marrëveshja finalizohet, Reja Reja mund ta nisë punën në krye të “Bardhezinjve”, më ndeshjen kundër Roma, që është për t’u përfunduar, pasi u ndërpre të dielën e kaluar për shkak të një problem që shfaqi Ndicka, në fushën e blertë. /i.m /abcnews.al