Policia Rrugore ka arrestuar 39-vjeçarin Andi Kullaj, pasi akuzohet se shkaktoi aksidentin tragjik mbrëmjen e të shtunës në lagjen “Bakushe Visha” në Fushë Krujë.
Sipas policisë rreth orës 21:30 minuta, të së shtunës, Andi Kullaj, udhëtonte me atuomjetin e tij tip “Huyndai”, dhe ka përplasur një 17-vjeçar, I cili po kalonte rrugën shumë pranë vijave të bardha.
Shpejtësia e automjetit ka qenë tepër e madhe çka ka bërë që përplasja e 17-vjeçarit të ishte fatale për të.
Menjëherë pas ngjarjes, 39-vjeçari u shoqëruar në polici, ndërsa pas testeve të kryera ai ka rezultuar se ishte nën efektin e alkooolit gjatë momentit që ka shkaktuar aksidentin tragjik.
Zona ku ndodhi aksidenti është e banuar ku shpejtësia e levizjes së automjetve nuk duhet t’I kalojë 30 kilometra në orë, ndërsa shumë pranë vendit të ngjarjes ndodhet edhe një shkollë 9-vjeçare.
Së fundmi, duke pasur si qëllim rritjen e sigurisë në shkolla, Ministria e Brendshmë ka kërkuar ashpërsime të ndëshkimeve për shkeljet e kodit rrugor pranë perimetrit të shkollave./abcnews.al