Japoni/ Rrëzohen dy helikopterë ushtarakë, një i vdekur dhe shtatë të zhdukur

schedule08:47 - 21 Prill, 2024

schedule 08:47 - 21 Prill, 2024

Një person humbi jetën dhe shtatë të tjerë raportohen të zhdukur pas rrëzimit të dy helikopterëve. Një zëdhënës i forcave të mbrojtjes japoneze tha se përplasja ndodhi të shtunën dhe një person u gjet dhe më vonë u konfirmua i vdekur.

Ministri i Mbrojtjes, Minoru Kihara, tha se ekipet e shpëtimit “panë atë që besohet të jetë pjesë e avionit në det dhe ne besojmë se dy helikopterët u rrëzuan”.

Helikopterët duket se janë rrëzuar gjatë stërvitjes gjatë natës në ishujt Izu në Paqësor.

Japonia po rrit shpenzimet e mbrojtjes dhe po thellon bashkëpunimin me SHBA-në dhe vendet e tjera në Azi, në përgjigje të vendosmërisë në rritje të Kinës në rajon dhe një Koreje të Veriut të paparashikueshme.

Në prill 2023, një helikopter i ushtrisë japoneze me 10 persona në bord u rrëzua në ishullin Miyako në Okinaëa jugore.

Nuk kishte të mbijetuar.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!