Lideri i PD-së, Lulzim Basha në një takim me të rinjtë në Korçë është ndalur tek problematikat e arsimit. “Arsimi duhet të jetë prioriteti kryesor”.
Një tjetër çështje të cilës Basha i ka kushtuar vëmendje është biznesi, sipas të cilit në Shqipëri nuk ka lirinë dhe vëmendjen që i duhet.
“Ulja e taksave do të jetë përfitim pë biznesin dhe një ndihmesë pë ekonominë”, tha Basha.
“Modeli që po na qeveris është modeli i gabuar. Zotimi im para jush, zotimi i PD është që do rikthejmë shpresën për të ndërtuar një jetë më të mirë këtu në Korçën tonë, në Shqipërinë tonë.
Duhet të dimë të dëgjojmë dhe të mësojmë nga ato që dëgjojmë. Vendimmarrësit e sotëm e ata të nesërm, dhuntinë e parë duhet të kenë të dëgjojnë. Ndaj jam sot këtu”, theksoi Basha.

