Puna për rindërtimin e të gjitha shkollave të dëmtuara nga tërmeti i 2019-ës pritet të përfundojë këtë vit.
Kryetarja e Bashkisë Durrës, Emirajana Sako thotë se nga 38 objekte të dëmtuara, në proces pune janë ende 14 prej tyre.
E ngadaltë puna ka qënë në shkollën “Gjergj Kastrioti” ku nga gërmimet vitin e shkuar u zbulua një mozaik i rrallë romak.
Të gjitha shkollat thotë Kryetarja e bashkisë durrës do të ofrojnë kushte moderne për mësuesit dhe nxënësit.
Po brenda këtij viti, pritet që të strehohen edhe 1 mije 200 familjet e fundit, të mbetura pa shtëpi nga tërmeti i 2019-es./abcnews.al