Policia e Tiranës ka vënë në 38-vjeçarin pasi Gjykata e Shkallës së Parë, e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu sipas informacioneve është vënë në pranga edhe një 23-vjeçare, banuese në Tiranë për shitje të lëndëve narkotike.
“Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, kapi shtetasin 38 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Shkallës së Parë, e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale ”Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u kap shtetasja 23 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në Burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, thuhet në njoftimin e Policisë Tiranë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.
/abcnews.al/