Kulmi i sezonit! Futbolli europian jep verdiktet në DigitAlb/SuperSport

schedule15:52 - 18 Prill, 2024

schedule 15:52 - 18 Prill, 2024

Europa e futbollit jep verdiktet! Me Leverkusen që theu dominimin e Bayern në Bundesliga, në kampionatet e tjera elitare gjithcka është për tu vendosur në një finale sezoni elektrizuese.

Beteja epike… Në Itali Interi ka shansin për të festuar titullin e 20, atë që vlen yllin e dytë në fanellë në derbin me rivalët e Milan. Luhet këtë të hënë me kuqezinjtë të vendosur për të mos i lejuar të festojnë përballë tyre.

Të dielën Spanja mban frymën për El Clasicon. Real Madrid – Barcelona, me Los Blancos që me 8 pikë diferencë me një fitore kanë shansin ti japin goditjen fatale rivalëve blaugrana të përbetuar të mos lejojnë të thyhet krenaria katalanase.

Kampionati më i bukur në botë, Premier League përjeton një finale drithërimash. Manchester City, Liverpul dhe Arsenal me vetëm 2 pikë diferencë në një garë të jashtëzakonshme që vendoset në javët e fundit, të gjitha për tu shijuar.

Pret momentin e festës edhe PSV’eindhoven, (Psveindoven) mund të hapë shampanjën në Holandë që të enjten e ardhshme me një fitore ndaj Heerenven, ndërsa në Francë PSG (paris sen zhermen) është drejt konfirmimit në fron.

Është momenti kulmor dhe për trofetë kontinentalë, Europa League është kthyer në një ambicie gjigandësh ( pamje Liverpul, Milan, Roma), ndërsa Conference League shansin unik për të bërë historinë.

Maji vjen i zjarrtë dhe me finalet Kupës së Italisë, FA Cup, Kupës së Gjermanisë, Kupa e Ligës në Francë, finale që kurorëzojnë mundin e një sezoni, ashtu si dhe në kampionatin grek e atë arab. Të gjitha këto evente që mund ti shijoni në Digitalb/Supersport, ku mund të përfitoni nga oferta e parezistueshme e 20 vjetorit, për tu bërë edhe ju pjesë e tij, me kampionët që kurorëzohen vetëm në ekranin kampion!