Raporti: Izraeli kishte planifikuar sulmin në konsullatën iraniane prej dy muajsh

schedule09:35 - 18 Prill, 2024

schedule 09:35 - 18 Prill, 2024

Izraeli sulmoi konsullatën iraniane në Siri dy muaj pasi e kishte planifikuar, sipas një raporti të New York Times, duke cituar dy zyrtarë izraelitë.

Sulmi kishte për qëllim të vriste Mohammad Reza Zahedi, komandant i Forcave Qud të Iranit për Sirinë dhe Libanin.

Publikisht, Izraeli as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar se ishte përgjegjës për sulmin e 1 prillit, për të cilin Irani tha shtatë persona u vranë, përfshirë dy komandantë të lartë.

Zyrtarët amerikanë thanë se Izraeli kishte njoftuar Amerikën vetëm pak çaste përpara se të kryente sulmin.

Kur Irani u hakmor të shtunën, duke lëshuar më shumë se 300 dronë dhe raketa, disa liderë izraelitë argumentuan privatisht se Izraeli duhet të kundërpërgjigjet menjëherë, pasi kishte hartuar plane për sulme të gjera ndaj Iranit, thuhet në raport.

/abcnews.al