KQZ i kërkon Prokurorisë informacion shtesë për deputetët Rehovica e Rakimi

schedule14:17 - 3 Janar, 2018

schedule 14:17 - 3 Janar, 2018

Me 4 vota pro dhe dy kundër, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi t’i kërkojë Prokurorisë së Përgjithshme informacion shtesë në lidhje me kërkesën e organit të akuzës për heqjen e mandatit deputetëve Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi, pasi rezultuan në shkelje të ligjit të dekriminalizimit. Të njëjtin vendim KQZ mori edhe për kryebashkiakun e Pogradecit, Eduard Kapri, ndonëse Prokuroria mendon ai nuk preket nga dekriminalizimi.

KQZ shty vendimmarrjen përsa i përket mandateve të deputetëve Gledion Rehovica e Aqif Rakipi, si dhe kryebashkiakut të Pogradecit, Eduard Kapri, duke i kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme më shumë informacion, shoqëruar me provat dhe aktet shkresore mbi të cilat është bazuar në kërkesat për heqjen apo jo të mandatit të të zgjedhurit, në kuadër të respektimit të ligjit të dekriminalizimit.

I pari që propozoi një gjë të tillë ishte anëtari i propozuar nga LSI, Gëzim Veleshnja, ndërsa diskutohej çështja e deputetit të LSI, Gledion Rehovica, për të cilën Prokuroria kërkon heqjen e mandatit.
Ndonëse ishte present në mbledhje, Rehovica u mbrojt nga avokati i tij Ardian Visha.
Vetë deputeti, kur u pyet përse kishte përfunduar në policinë italiane më 27 shkurt 1999, ku është prezantuar me emrin Kusta Mina, dha këtë përgjigje.
Deputeti i PDIU Aqif Rakipi, për të cilin Prokuroria kërkon gjithashtu ndërprerje të mandatit për shkak të ligjit të dekriminalizimit, nuk u paraqit në mbledhje ku u mbrojt nga avokati Theodhori Sollaku.

Njësoj si në rastin e parë KQZ vendosi 4 me 2 për t’I kërkuar informacion shtesë Prokurorisë, ndërsa kryetari Zguri shpjegoi votën e tij kundër.
Komisioni vendosi të ndiqte të njëjtën praktikë edhe për kryebashkiakun democrat të Pogradecit, Eduart Kapri, ndonëse Prokuroria nuk kishte kërkuar ndërprerjen e mandatit për të pas sqarimeve që subjekti kishte paraqitur.
Në unanimitet, me 6 vota pro, KQZ miratoi vendimin e Prokurorisë për dy ish-deputetët Mhill Fufi dhe Omer Mano, për të cilët organi i Akuzës gjykon se nuk preken nga ligji i dekriminalizimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!