Pas 29 vitesh, Shqipëria del nga monitorimi i KiE për të drejtat e njeriut

schedule20:34 - 17 Prill, 2024

schedule 20:34 - 17 Prill, 2024

Pas 29 vitesh, Shqipëria ka dalë nga lista e vendeve në monitorim nga Këshilli i Europës. Vendimi u mor mbrëmjen e së mërkurës nga Asambleja parlamentare e Këshillit të Evropës me 52 vota pro.

Pavarësisht se Shqipëria është anëtarësuar në Këshillin e Evropës në vitin 1995, vit pas viti ka qenë nën monitorim në përmbushjen e detyrimeve dhe angazhimeve, në respekt të rregullave të aderimit.

Më herët, në një intervistë për “Real Story”, ambasadori i Shqipërisë në KiE, Dastid Koreshi, ambasador i Shqipërisë në KiE, tha se këshilli ka vlerësuar reformën në drejtësi dhe daljen nga Moneyval.

I pyetur se si mund të ndikojë ky vendim në procesin e integrimit, ambasadori u shpreh:

“Janë të lidhura së bashku, KiE ka një rëndësi më të madhe për Ballkanin Perëndimor se BE. Rreth 70 për qind të gjetjeve të KiE pasqyrohen në raportin e Komisionit Evropian dhe do të thotë se duhet të jemi të angazhuar. Indirekt çdo vlerësim i KiE reflektohet edhe në rrugëtimin në BE.”/abcnews.al