“Fund pandëshkueshmërisë”, ambasadori britanik Alastair King-Smith mbështet SPAK

schedule14:48 - 17 Prill, 2024

schedule 14:48 - 17 Prill, 2024

Ambasadori i Britanisë së Madhe Alastair King Smith ka reaguar për akuzat e bëra së fundmi ndaj SPAK.

Ambasadori britanik shprehet i vendosur në mbështetjen e tij për SPAK, ndërsa theksoi se SPAK dhe përpjekjet e saj janë jetiket për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Gjithashtu ai konfirmoi edhe takimin e përbashkët me donatorë të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK,

“Ambasadori britanik, Alastair King-Smith përsëriti mbështetjen e fortë të Mbretërisë së Bashkuar për Prokurorinë e Posaçme të Shqipërisë, SPAK dhe përpjekjet saj jetike për përmirësimin e llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në interes të të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ambasadori konfirmoi në takimin e përbashkët të donatorëve të SPAK, javën e kaluar, angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të ofruar asistencë shtesë dhe ngritjen e kapaciteteve për punën e SPAK, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar nga kryeprokurori i posaçëm, Altin Dumani dhe Agjencia Kombëtare kundër Krimit (NCA), si dhe hetimet e përbashkëta me agjencitë e tjera ligjzbatuese të Mbretërisë së Bashkuar.”, shprehet më tej ambasadori britanik Alastair King Smith.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!