Ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al Saud thotë se de-përshkallëzimi duhet të jetë prioriteti i të gjithëve, sepse Lindja e Mesme nuk mund të përballojë një tjetër konflikt.
Princi përsëriti gjithashtu thirrjen e tij për një armëpushim në Gaza, shkruan Al Jazeera.
“Përpjekjet ndërkombëtare për një armëpushim në Gaza janë krejtësisht të pamjaftueshme”, tha diplomati.
“Ne duhet të bëjmë më shumë për t’i dhënë fund vuajtjeve të njerëzve të Gazës”, shtoi ai./abcnews.al