Manchester City, Guardiola: Real Madrid nuk është thjesht një kundërshtar, duhet ta meritojmë gjysmëfinalen

schedule16:33 - 16 Prill, 2024

schedule 16:33 - 16 Prill, 2024

Në prag të sfidës së Champions mes Manchester City dhe Real Madrid, Pep Guardiola ka folur në konferencën për shtyp duke bërë një analizë.

“Me tifozët tanë pranë nesh ndihemi të sigurt, të mbrojtur dhe të mbështetur. Ne e dimë se mund ta përballojmë momentin dhe kemi një plan në të cilin besojmë dhe po përpiqemi ta ekzekutojmë. Nëse humbim, do të humbasim dhe do të shtrengojmë duart me Real Madrid, ata do ta meritojnë. Megjithatë, dua që skuadra të luajë dhe ta meritojë gjysmëfinalen.

Rezultati i ndeshjes së parë ishte i mirë, por ne duhet të bëjjmë pak më mirë nëse nuk duam ta humbasim ndeshjen. Ne kemi nevojë për uri për të garuar dhe besoj se tifozët tanë do të na ndihmojnë shumë, veçanërisht në momentet kur vuajmë.

Duhet të jemi ata që jemi siç kemi qenë gjithmonë vitet e fundit dhe kam ndjenjën se jemi gati të bëjmë mirë. Duhet të jemi të përgatitur sepse Real Madrid nuk mund të mposhtet ndryshe.

Duhet të përgatitemi, të bëjmë më mirë se në ndeshjen e parë dhe të përmirësojmë gjërat në të cilat nuk ishim të mirë. Ne duhet të imponojmë mënyrën tonë të lojës edhe nëse nuk do të jetë e mundur.

Real Madrid na njeh dhe ne i njohim ata. Në ndeshjen e parë, Carlo Anelotti bëri disa surpriza në formacion, për më tepër ata nuk janë një kundërshtar i thjeshtë.

Do të na duhet mentaliteti i duhur, aftësia për të vuajtur për të dalë fitimtar nga sfida./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!