Superiorja rikthehet të premten, me klasiken e futbollit shqiptar: Tirana -Vllaznia. U mendua një moment shtyrja por të shtunën, por nuk do të ndodhë kështu. Skuadra kryeqytetase dhe shkodranët duhet të jetë gati të përballen mes tyre, në një sfidë që pritet të jetë mjaft e luftuar.
Të shtunën janë programuar dy ndeshje në mesditë. Luftëtari pret skuadrën e Teutës, kurse Bylisi i vendit të dytë do kërkojë ta mposhtë Skënderbeun edhe në Ballsh. Të dielën zhvillohen dy sfidat e fundit të javës së 12-të të Superiores.
Derbi Laçi-Kukësi është i gjithi për t’u parë. Ndeshja luhet prej orës 14:00. Kjo javë përmbyllet me sfidën Flamurtari-Partizani. Vlonjatët po bëjnë ndeshje të mira kohët e fundit, por gjithsesi janë mposhtur. Përballë “demave të kuq”, që kryesojnë aktualisht kampionatin, misioni për të marrë pikë është edhe më i vështirë.
Kategoria Superiore – Java 12
E premte, më 8 nëntor 2019
Ora 18:00 | Tirana-Vllaznia
E shtunë, më 9 nëntor 2019
Ora 14:00 | Luftëtari-Teuta
Ora 14:00 | Bylis-Skënderbeu
E diel, më 10 nëntor 2019
Ora 14:00 | Laçi-Kukësi
Ora 17:00 | Flamurtari-Partizani
/abcnews.al

