Britania mohon se është informuar 72 orë më herët për sulmin e Iranit

schedule07:12 - 16 Prill, 2024

schedule 07:12 - 16 Prill, 2024

Zëdhënësi i kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar, ka bërë të ditur se kryeministri Rishi Sunak nuk është informuar 72 orë më herët për sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian, ka theksuar të dielën se Irani u dha vendeve fqinje dhe aleatit të Izraelit, Shteteve të Bashkuara, 72 orë paralajmërim se do të niste sulmet.

“Unë e mohoj këtë pretendim”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Sunakut, raporton BBC.

“Dhe më gjerësisht ne dënojmë në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e tyre të drejtpërdrejtë kundër Izraelit”, ka shtuar ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!