VIDEO/ Gudmundsson nuk lë “Violët” të festojnë, Genoa rrëmbën 1 pikë në “Artemio Franchi”

schedule20:36 - 15 Prill, 2024

schedule 20:36 - 15 Prill, 2024

Nuk prodhoi fitues sfida e parafudnit e javës së 32-të, të kampionatit italian të futbollit, Serie A, me “Kuqeblutë” e Genoa, që arritën të siguronin barazimin, në transfertën e vështirë, të “Artemio Franchi”, përballë “Violëve” të Fiorenta, diku vijuar t’i qëndrojnë goxha larg zonës së ftohtë të rënies nga kategoria.

Goli i parë i ndeshjes erdhi pikërisht nga miqtë, me “ylli” islandez, Albert Gudmundsson, i cili nuk gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazhin e skuadrës së tij dhe me fillimin e fraksionit të dytë të lojës erdhi dhe kundërpërgjigja e vendasve, me “fantazistin”, Jonathan Ikone, i cili “vulos” shifrat përfundimtare, 1 me 1.

Falë këtij rezultati, Genoa ngjitet në kuotën e 39 pikëve, duke qëndruar kështu plot 7 pikë larg, nga Lecce e vendit të 13-të, ndërsa Fiorentina ngjitet në vendin e 10-të, të tabelës, me 44 pikë, vetëm 1 më shumë se Monza dhe vetëm 1 më pak se “Demat” e Torinos, që ndodhen një pozicion më lart në renditjes. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLAT: