“Izraeli njëjtë si Albin Kurti”, analisti: Skenar afatgjatë, merr fund Kosova nëse…

schedule21:49 - 15 Prill, 2024

schedule 21:49 - 15 Prill, 2024

Analisti Genc Burimi ka deklaruar në një lidhje me Skype për emisionin “360 Gradë” se Izraeli është në njëjtën situatë si Albin Kurti.

Sipas tij, ky i fundit thotë në qoftë se unë e pranoj asociacionin, merr fund Kosova, ndërsa Izraeli thotë se nëse shkojmë bombardojmë uzinat e uraniumit që fshihen thellë në tokë në Iran, merr fund Izraeli.

Burimi ka theksuar se Kosova dhe Izraeli e shohin si një skenar afatgjatë, ndryshe nga perëndimorët.

“Do ta krahasoja situatën me të njëjtën dilemë që kemi me Albin Kurtin. Albin Kurti thotë në qoftë se unë e pranoj asociacionin, merr fund Kosova. Izraeli thotë se nëse sot shkojmë bombardojmë uzinat e bombardimit të uraniumit që fshihen thellë në tokë në Iran, merr fund Izraeli. Perëndimi ka mendim ndryshe, që ai mos ta godasi Iranin sepse kjo do të shkaktojë luftë dhe nuk ka asnjë garanci që nëse sulmohet Irani, asgjësohet potenciali bërthamor, po ashtu dhe me Kosovën.

Pra, jemi në një fazë ku janë shtetet Kosovë dhe Izrael që mendojnë se ata e ndjejnë më mirë se cili është skenari i tyre më i favorshëm seç e ndjejnë perëndimoret, të cilët kanë një këndvështrim afatshkurtër që lidhet me mandatin perëndimor që është në fuqi. Aktualisht, Biden kërkon të mbarojë zgjedhjet, t’i fitojë, Macron po ashtu kërkon të kalojë këtë situatë të vështirë siç është Ukraina. Pra, perëndimorët e shohin në një kohë afatshkurtër, ndërsa Izraeli e shikon si shumë më të gjatë sepse nuk do që të instalohet një Kore e Veriut që vë në rrezik ekzistencën e Izraelit”, u shpreh ai./abcnews.al