Ish oficeri Dritan Goxhaj thotë se nëse nis një luftë mes Iranit dhe Izraelit, nuk do të përfshihen vende të treta.
Në emisionin “360 gradë” në ABC News, Goxhaj u shpreh se Irani ka kapacitete të mëdhave të raketave, ndryshe nga Izraeli, që sipas tij, i ka të limituara.
Ndërsa kapiten Artur Meçollari deklaroi se Irani është ushtri e madhe, por Izraeli është fuqi e madhe ushtarake.
Dritan Goxhaj: Luftë nuk do të kemi midis vendeve të treta. Lufta do të ndodhë midis Iranit dhe Izraelit, lufta ndërmjet tyre do të jetë me anë të raketave dhe avionëve. Në momentin që Izraeli hyn në luftë me Iranin, në këtë lloj lufte, Izraeli nuk mund të çojë forca ushtarake drejt Hezbollah në Liban, dhe as forca ushtarake drejt Hamasit në Gaza. Izraeli do të godasë me raketa dhe avionë. Irani ka kapacitete të mëdha të raketave. Izraeli, e tregoi dhe në luftën me Hamasin, ka mungesë të raketave. Sistemi aeron drone është mbrojtje kundër ajrore. Nga Izraeli, F35 në rast se do të godasë, objektive rajonale. Janë me rreze të mesme dhe të larta veprimi. Janë raketa balistike të përdorur për të goditur tunele në thellësi.
Artur Meçollari: Nga pikëpamja ushtarake, kapacitatet e Iranit dhe Izraelit janë të pakrahasueshme. Irani është ushtri e madhe, Izraeli është fuqi e madhe ushtarake. Buxheti i mbrojtjes së Izraelit është 3 herë më i madh se Irani, kur popullsia e Iranit është 9 herë më e madhe se e Izraelit. Ai që është në mbrojtje, harxhon më shumë.