Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Moviola e Superiores, Janku vë pikat mbi “i” në Pressing

schedule23:21 - 4 Nëntor, 2019

schedule 23:21 - 4 Nëntor, 2019

Albano Janku, specialist gjykimi i ftuar në emisionin “Pressing” në ABC News, foli për rastet e dyshimta të hasura këtë javë në Kategorinë Superiore. “Së pari kemi penalltinë për Luftëtarin. Ndërhyrja e Bitrit ishte e panevojshme dhe e parregullt.

Me të drejtë Shahini e jep penallti. Te penalltia tjetër, Asani merr topin dhe mbrojtësi me numër 27 (Dragoshi) e ka penguar. Penallti e saktë. Hoxha, te penalltia e Luftëtarit, ka bërë vetëm një hap në krah. Pretendohet që ka dalë përpara, por nuk është kështu. Ekzekutimi është i saktë dhe penalltia nuk duhej përsëritur”.

NDESHJA NË SHKODËR – “Të tre lojtarët e Bylisit janë në pozicion të rregullt në momentin e kromimit. Marku kishte mundësi ta largonte topin dhe goli është i rregullt. Duhet që arbitrat të komunikonin me kufje dhe të mos ngrihej flamuri. Asistenti mund të ketë kujtuar se e ka prekur i Bylisit. Komunikim me audio do ishte mirë të bëhej përpara. Me rëndësi është që u mor vendimi i rregullt.

“Ka një moment me Qardakun. Zirin e përgëzoj për ndeshjen e sotme. Të shikojmë këmbën e Qardakut, të djathtën. Është hedhur përpara lojtari i Bylisit”.

Rasti i Qardakut, i pretenduar nga Bylisi për penallti

“Te Kukësi kemi një rast kur Daku mbahet dhe kemi të bëjmë me faull. Është mohuar një penallti. Arbitri mund të ketë gabuar pasi nuk ka pamje. Është edhe ai momenti që pretendohet për kalimin e vijës fatale, por nuk është gol. Dallohet qartë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!