Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve është arrestuar nga policia. 35-vjeçari u kap si rezultat i operacionit të kryer nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Kufitare në Kapshticë.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
“I shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kapet si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë dhe vihet në pranga 35-vjeçari. Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaluan shtetasi, 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli 2”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ky shtetas është kapur si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e PKK Kapshticë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.
/abcnews.al/