Leverkusen ka arritur të mposhtë Werder Bremen me rezultatin 5-0 dhe kështu automatikisht ka arritur të fitojë edhe titullin kampion të Bundesliga
Autorët e golave ishin Boniface, Xhaka dhe Writz tre herë. Me këtë fitore, Leverkusen ndodhet në vendin e parë me 79 pikë, 16 më shumë nga Bayern Munich i vendit të dytë. Edhe pse kanë mbetur 5 ndeshje deri në përfundim të sezonit, Bayern Munich nuk mund të tentojë më për një triumf kampionati.
Leverkusen ka pasur një sezon të mahnitshëm, ku nuk ka pësuar asnjë humbje deri më tani./h.ll/abcnews.al