Java e 16-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza u mbyll me sfidën klasike, Vllaznia – Tirana. Në stadiumin “Loro Boriçi” kampionet e vendit në fuqi dhuruan spektakël dhe triumfuan 4-0. Falë kësaj fitoreje vajzat e Vllaznisë shkojnë në kuotën e 45 pikëve në vendin e parë, ndërsa Tirana zbret në vendin e katërt me 36 pikë.
Po sot u luajtën edhe dy takime të tjera. Partizani fitoi në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes me rezultatin e thellë 17-0. Falë këtij triumfi vajzat e kuqe ngjiten në vendin e tretë me 36 pikë, po aq sa Tirana e vendit të katërt.
Gramshi u rikthye te fitorja në kampionat pasi mundi Teutën në shtëpi me rezultatin 9-0.
Të shtunën u luajtën edhe dy takimet e tjera të javës së 16-të. Apolonia triumfoi ndaj Laçit me rezultatin 10-0. Fieraket ndodhen në vendin e dytë me 42 pikë, tre më pak se Vllaznia e vendit të parë.
Edhe vajzat e Kinostudios morën fitoren e radhës, pasi mundën Skënderbeun me rezultatin 10-0.
Rezultatet e javës së 16-të të “Abissnet Superiore” për vajza:
Skënderbeu – Kinostudio, 0-10
Apolonia – Laçi, 10-0
Partizani – Lushnja, 17-0
Gramshi – Teuta, 9-0
Vllaznia – Tirana, 4-0/ h.ll/abcnews.al