Sulmi iranian/ “Situata është normale”, ambasadorja e Shqipërisë në Izrael: Sot do të nisen 15 shqiptarë!

schedule17:35 - 14 Prill, 2024

schedule 17:35 - 14 Prill, 2024

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe në një intervistë në “News Line”, në “ABC News”, foli për situatën në Izrael, pas sulmeve iraniane. Ambasadorja Kumbe shtoi se sot situata është shumë normale.

Ajo theksoi se nga Izraeli, ndërsa shtoi se janë në komunikim të pandërprerë me shqiptarët që ndodhen atje.

“U udhëzuan të gjithë sipas rastit për si do të vepronin dhe si duhet të rrinim dhe tani situata është normale. Deri tani nuk ka frikë për përshkallëzim. Gjatë këtyre 10 ditëve ka pasur shumë organizime ndërkombëtare dhe kemi pasur prezencë të shqiptarëve për arsye punë, ndërsa sot janë përballur me vonesa për shkak të mbylljes së aeroportit kjo për arsye të sigurisë. Tanimë është një sistem i ngritur me kontakte dhe këtë herë ka qenë shumë ndryshe, numri i shqiptarëve në territor ka qenë shumë herë më i vogël. Kemi të bëjmë me një kategori tjetër që janë nxënës dhe studentë, dhe se bashku me prindërit vendosëm që të largohen edhe ata sot drejt Shqipërisë. Pra për shkak të sulmit të mbrëmshëm edhe aeroporti në Jordani ka pasur bllokime. Pasi për mbi 24 orë jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët”, tha ambasadorja Kumbe.

Ajo gjithashtu shpjegoi që shteti i Izraelit nuk e ka konsideruar gjendjen e jashtëzakonshme dhe se i vetmi kufizim që kanë vendosur për të dielën dhe të hënën janë për shkollat pasi ishte festa hebraike. Por nuk ka pasur asnjë udhëzim për ndalimin e punës, pasi qytetarët kanë dalë në punë si zakonisht tregoi ajo.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!