Një nga arsyet përse Kosova e fitoi betejën diplomatike me Serbinë në vitet 1990 ishte Franca. E paragjykuar si vend proserb, dhe me plot histori miqësie me Serbinë, shqiptarët kishin të drejt të ishin skeptikë ndaj saj.
Por një paradite në pranverën e vitit 1990, Ibrahim Rugova trokiti në ambasadën e Francës në Beograd për ti treguar ambasadorit francez vendimin e shqiptarëve të Kosovës për tu shkëputur nga Serbia.
Biseda që ishte rregulluar me një protokoll strikt, dhe natyrisht me plot bezdi për të dëgjuar diçka që nuk donin ta dëgjonin, përfundoi e tej zgjatur, dhe me një admirim të diplomatit francez për lidershipin e ri të shqiptarëve të Kosovës.
Mënyra se si Ibrahim Rugova e tërhoqi Francën në anën e Kosovës, me stilin e tij paqësor, pro dialogut, dhe mbi të gjitha me bindjen e tij si student i Sorbonës, se demokracia franceze nuk e toleron barbarinë, arriti ta kishte atë aleatin konstant për dhjet vitet e rezistencës paqësore, që e pritën në Elysse dhe që fotografia e tij është në korridorin e Ministrisë së Jashtme franceze si një nga udhëheqësit aleat të Francës që bën histori.
Fal kësaj, u arrit që Franca të bëhej vendi mikpritës i Konferencës së Rambujes dhe Parisit që vulosën hyrjen e NATO në Kosovë dhe çlirimin nga Serbia, duke bërë një përmbysje historike të paragjykimi tonë për Francën proserbe.
Edi Rama është udhëheqësi i parë i Shqipërisë që po e bën këtë përmbysje. Ai përmes stilit të tij herë herë të qortueshëm nga etika diplomatike, por funksional, përmes raporteve personale të krijuara me Presidentin Macron të cilit para shtate vitesh i pate rekomanduar një palë atlete si të vetat, dhe rolin që ka luajtur në procesin e vështirë dhe shpesherë të minuar të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, arriti ta bind Presidentin e Francës të bëj një viztë zyrtare në Shqipëri, e para e këtij lloji në historinë me sdy vendeve.
Vizita filloi me dekorimin e Ismail Kadaresë dhe përfundoi në një dark tërësisht miqësore deri më 3 pasmesnate në Pallat të Brigadave, ku presidenti francez harroi protokollin zyrtar.
Këtë fundjavë ishte koha që ai ja ktheu nderin Shqipërisë duke bërë një pritje zyrtare me protokollin më të lart të Francës për një udhëheqës të një vendi mik dhe me vlerësime maksimale për shndërrimin e Shqipëisë dhe rolin e saj në rajon.
Dhe përmbysja është e jashtëzakonshme. Katër vejt më parë, kur ish Presidenti Sarkozi vizitoi privatisht Tiranën duke shoqëruar gruan e tij këngëtaren Carla Bruni, dhe ju desh të shkonte me këmbë nga kryeministria në Presidencë, gjeja e parë që tha si përshtypje ishte se nuk kishte parë gra të mbuluara me shami në rrugë, çka tregon se paragjykimi i tyre për Shqipërinë, dhe distanca kulturore dhe shpirtërore ka qenë shumë të mëdha.
Pas katër vitesh Presidenti i Francës arrin të thyej çdo protokoll në një dark njerëzore deri pas mesnate ndërsa Kryeministri i Shqipërisë pritet prej tij me protokollin më të lart të mundshëm.
Ky është rikthimi i dytë i Francës në botën shqiptare pas asaj që ka bërë për Kosovën. Madje fal atij investimi që Franca ka bërë për Kosovën, ky rikthimi i dytë është dhe më i rëndësishëm pasi temë e parë kësaj vizite është përsëri Kosova. Por për fat të keq, aty mungon njeriu që ua hoqi nga duart Francën, Serbëve dhe e kaloi në anën e tij.