Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes adoleshenti në Mamurras

schedule12:47 - 14 Prill, 2024

schedule 12:47 - 14 Prill, 2024

Një ngjarje e rënë ka ndodhur këtë të diel në Mamurras.

Një 17-vjeçar dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij. Ai është dërguar me urgjencë në spital, por fatkeqësisht ka humbur jetën.

ABC News mëson se viktima po punonte në tarracën e banesës. Duke lëvizur një skelë metalike, aksidentalisht ka prekur në linjën që kalonte mbi banesë, duke i shkaktuar vdekjen 17-vjeçarit.

“Mëngjesin e sotëm, në Mamurras, dyshohet se a ksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, në banesën e tij, 17 vjeç.

17-vjeçari është dërguar në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ai ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al