GRAMSH- Tre persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në fshatin Katerlis në Gramsh. Të arrestuarit janë përkatësisht Sokol Beshiri, Vullnet Myrteli dhe Lorjan Goga.
Sipas policisë, këta persona kishin përshtatur 3 ambiente si sera, në të cilat kishin kultivuar 792 fidanë narkotikë.
Po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit dhe inxhinieri pyjor./ abcnews.al