Policia e Elbasanit ka ndaluar një 44-vjeçar, i cili disa ditë më parë, më 8 prill, shkaktoi aksident në aksin rrugor Prrenjas-Qafë Thanë, ku u plagosën 4 persona.
44-vjeçari, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një automjet dhe si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi, ka goditur dhe një automjet tip “Passat”, në ambientet e një servisi.
Për pasojë janë dëmtuar 4 shtetas që ndodheshin jashtë automjetit “Passat”./abcnews.al