Kapja e anijes në ngushticën e Hormuzit, reagon Izraeli: Irani do të vuajë pasojat

schedule14:04 - 13 Prill, 2024

schedule 14:04 - 13 Prill, 2024

Frika për një përshkallëzim të konfliktit në Lindjen e Mesme është në rritje, mes kërcënimeve se Irani po përgatitet për sulme hakmarrëse ndaj Izraelit.

Televizioni shtetëror iranian ka konfirmuar se forcat e Republikës Islamike kanë “kapur” një anije mallrash në ngushticën e Hormuzit, duke nxitur menjëherë reagimin e Izraelit.

“Irani do të vuajë pasojat për përshkallëzimin e mëtejshëm të situates. Ne kemi rritur gatishmërinë tonë për të mbrojtur Izraelin nga agresioni i mëtejshëm iranian.

Dhe jemi të përgatitur për t’iu kundërpërgjigjur”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari.

“Irani është sponsori më i madh shtetëror i terrorizmit. Rrjeti terrorist kërcënon jo vetëm popullin e Izraelit, Gazës, Libanit dhe Sirisë. Ky rrjet financon edhe luftën në Ukrainë”, shtoi Hagari.

Wall Street Journal raporton se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake në pozicione për të mbrojtur jo vetëm Izraelin, por forcat e veta në Lindjen e Mesme, mes shqetësimeve në rritje se Irani mund të nisë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj shtetit hebre.

/abcnews.al