Një 41 vjeçar shqiptar është arrestuar për disa vjedhje në Austri. Mediat vendase raportojnë se 41-vjeçari ka realizuar të paktën 68 vjedhje në Austri përgjatë viteve 2015-2018.
Shqiptari futej në shtëpitë e austriakëve gjatë kohës që ata ishin në gjumë. Por në një rast, ai u kap nga një prej banorëve, i cili tentoi që ta ndalonte. Ai arriti të largohej por harroi këpucët, të cilat i bënë edhe “gjëmën” shqiptarit.
Shqiptari u arrestua në Francë në vitin 2021 në bazë të një urdhër arresti evropian por u transferua në burgun Wels në Austri në mars të këtij viti.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, ai ka rrëfyer gjithsej 68 vjedhje./abcnews.al