Kryeministri belg: Qytetarët europianë nuk do të mashtrohen nga propaganda ruse

schedule15:01 - 12 Prill, 2024

schedule 15:01 - 12 Prill, 2024

Qëllimi i vetëm i propagandës ruse është dobësimi i demokracisë europiane dhe mbështetjes për Ukrainën, tha kryeministri i Belgjikës dhe presidenti i Këshillit, Alexander De Crook.

Në konferencën për shtyp, ai theksoi se “qytetarët tanë europianë nuk do të mashtrohen nga propaganda ruse, por duhet të jemi të qartë në shpjegimin se çfarë është propaganda ruse dhe cili është qëllimi”, i pyetur nëse i frikësohet manipulimit të mundshëm të rezultateve në zgjedhjet evropiane për shkak të ndërhyrjes ruse.

Mesazhi im është i qartë, le t’i mbajmë sytë hapur”, theksoi ai.

Në Europë na duhen zgjedhje në të cilat qytetarët bëjnë zgjedhjet e tyre dhe sigurisht që do të respektojmë rezultatin. Por janë europianët që zgjedhin dhe jo vendet e tjera që do të përpiqeshin të ndikojnë tek ne”, përfundoi ai.

/abcnews.al