Aksidenti me vdekje në aksin “Divjakë-Lushnje”, arrestohet drejtuesi 22 vjeçar i automjetit

schedule11:49 - 12 Prill, 2024

schedule 11:49 - 12 Prill, 2024

Policia ka vënë në pranga 22 vjeçarin që shkaktoi aksidentin në aksin rrugor “Divjakë-Lushnje”, ku humbi jetën një 44 vjeçar.

Automjeti që drejtonte 22 vjeçari u përplas me një motor, drejtuesi i të cilit ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së enjtes. 22 vjeçari mbeti i dëmtuar dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!