Protesta e Unazës, Balliu: Rama ka ndaluar deputetët e PS të takojnë banorët

schedule16:44 - 4 Nëntor, 2019

schedule 16:44 - 4 Nëntor, 2019

Ish-deputeti i PD, Klevis Balliu në studion e Abcnews me Juli Xhokaxhi u shpreh se banorët e Unazës së Re po luftojnë me mish dhe me shpirt për banesat e tyre.

Balliu shtoi se prej 1 viti banorët kërkojnë vetëm dialog.

Madje deklaroi se kryeministri Rama ka ndaluar deputetët e PS të zhvillojnë takime me banorët e Unazës.

Duhet të kalojmë një hap edhe më shumë. Po shohim qytetarë që luftojnë me mish dhe shpirt. Ky projekt është ende në hetim dhe ata bëjnë ritenderime. Kemi një problem me kujtesën politike. Kjo protestë shërben për cdo qytetar që këtu ka pasur korrupsion. Nuk është as problemi dhe as cështja tek projekti. Nuk është cështja që qenkan disa nga ato shtëpita të palegalizuara. Përballë këtyre shtëpive sot janë pallate. Aty ka patur shtëpi të palegalizuara por nuk është nxjerrë asnjë banor pa u dëmshpërblyer në kohën e PD. Ka pasur deputetë që kanë kërkuar të dialogojnë dhe janë ndaluar nga Rama.

Në një vit nuk ka ardhur asnjë deputet. Muajt e para ata nuk pranonin deputetë të opozitës, sepse prisnin atë që i dhanë votën, Saimir Tahirin. Ata kanë 25 vite që janë pronarë të atyre banesave që i paguajnë taksa bashkisë”, tha Balliu./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!