Princi William dhe djali i tyre i madh, Princi George, bënë daljen e tyre të parë publike pasi Kate Middleton njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer. Babë e bir panë së bashku ndeshjen e futbollit në Aston Villa.
Princi William u shfaq i buzëqeshur dhe me humor të mirë duke duartrokitur në tribunat në Villa Park në Birmingham, ndërsa 10-vjeçari George mbante një shall të markës Villa.
So wonderful to see Their Royal Highnesses #PrinceWilliam and #PrinceGeorge out at Villa this evening ❤️? pic.twitter.com/6IoIuHr7PJ
— Royal Reporter Lydia (@PrinceGeorgeof1) April 11, 2024
Dyshja festuan fitoren 2-1 të skuadrës ndaj Lille në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa Conference League.
Në një moment William u duk se iu drejtua djalit të tij për të thënë diçka ndërsa ai duartrokiti golin e Ollie Watkins.
Kjo është hera e parë që familja shfaqet në publik që nga 22 marsi, kur Princesha e Uellsit zbuloi se po i nënshtrohet kimioterapisë parandaluese pasi mjekët zbuluan kancerin gjatë një operacioni të planifikuar në bark./abcnews.al