Tonali ende i pezulluar, te Newcastle mendojnë ta zëvendësojnë me një “galaktik”

schedule23:28 - 11 Prill, 2024

schedule 23:28 - 11 Prill, 2024

Sandro Tonali ishte një prej goditjeve më interesante gjatë verës së kaluar, me “shkatërruesin” italian, që u transferua nga “Djajtë” e Milan, drejt “Bardhezinjve” anglezë, të Newcastle, për shifrën e 70 milionë euro, mirëpo, pezullimi i tij për shkak të përfshirje, në bastet sportive ka shkaktuar jo pak probleme te skuadra e Premier League.

Pas disa javëve pushim, mesfushori është kthyer sërish në qendër të vëmendjes e sërish për përfshirje në bastet sportive dhe tashmë drejtuesit anglezë duken të lodhur nga sjellja e tij, teksa kanë filluar të mendojnë për merkaton e verës, si dhe gjithashtu kërkojnë një lojtar me kosto të ulët, që mund të zëvendësojë italiani.

Sipas raportimeve më të fundit të mediave, në ishull, në “radarët” e Newcastle ka rënë mesfushori spanjoll i “Galaktikëve” të Real Madrid, Dani Ceballos, me spanjollin që këtë sezon ka luajtur me pikatore, por që pëlqehet shumë nga tekniku, Eddie Howe dhe me një ccmim kartoni prej 8-10 milionë, anglezët kanë vendosur të fillojnë negociatat me “Los Blancos”. /i.m /abcnews.al