Ka nisur sërish të rrëshkasë toka pranë murit mbajtës të Rrapit të Bërzeshtës, i cili është një pemë shekullore dhe i cilësuar monument kulture. Në vendngjarje për të parë nga afër situatën u ndodh dhe vetë kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit Miranda Rira. Ajo bashkë me stafin e saj ka kërkuar ndërhyrje emergjente dhe në të njëjtën kohë i ka kërkuar Ministrisë së Kulturës të ofrojë fonde për mirëmbajtjen e Rrapit 560 vjeçar simboli i Bërzeshtës, Mokrës, Qukësit Ohrit e Strugës. Ky rrap ka një lartësi 26 metra dhe dikur ka shërbyer si vend takimi për kuvende burrash./abcnews.al
Rrëshket toka në Prrenjas, rrapi 560 vjeçar drejt shembjes
schedule11:14 - 3 Janar, 2018
schedule 11:14 - 3 Janar, 2018