Luis Enrique: Ndeshja e kthimit në Barcelonë do të jetë një “luftë”

schedule11:46 - 11 Prill, 2024

schedule 11:46 - 11 Prill, 2024

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique ka përgëzuar Bacelonën për fitoren e mbrëmjes së djeshme me shifrat 2-3, e vlefshme për aktin e parë çerekfinal të Champions League.

Trajneri spanjoll ka theksuar se ndeshja e kthimit do të jetë një luftë, ku do të vendoset gjithçka.

“Dua të përgëzoj Barcelonën për ndeshjen që ka luajtur kundër PSG-së. Mund të kishim arritur një rezultat tjetër, por tani po mendojmë të rikthehemi në ndeshjen e dytë. Unë nuk kam asnjë dyshim për aftësinë tonë për të përmbysur rezultatin në ndeshjen e kthimit. Ne luajmë jashtë shtëpisë në të njëjtën mënyrë si brenda saj.

E kuptoj që njerëzit mendojnë se gjithçka ka mbaruar, por do të ketë luftë në Barcelonë”, përfundoi trajneri i klubit francez./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!