Rikthimi pas 20 vitesh në teatër/ Regjisorja: E kam dashur që fëmijë, tashmë jam e zhytyr në kërkimin shkencor

schedule10:00 - 11 Prill, 2024

schedule 10:00 - 11 Prill, 2024

Regjisorja dhe studiuesja e teatrit, Anxhela Çikopano është rikthyer pas 20 vitesh në teatër.

Ajo ka bërë një rrëfim në emisionin “Pas Mesnate”, ku ka treguar gjithçka, nga fëmijëria nëpër shfaqje, vendimi si u bë pjesë e Akademisë së Arteve dhe deri tani si studiuese në kërkimin shkencor.

“Teatri për mua është jeta ime, dashuria e parë, e pashpjegueshme në fakt se unë nuk kam artist në familje. Mendoj se unë kam rënë në dashuri me teatrin se ne, dmth unë dhe motra ime binjake, na çonin në teatër që fëmijë. Mbaj mend na çonin në teatër që në moshën 6-7 vjeçare, që nuk lejohej, por u thoshin janë të urta dhe rrinë. Edhe mbase kam përshtypjen se me të gjitha këto përvojat e estradës dhe teatrit, ti bie në dashuri në mënyrë të pashpjegueshme me teatrin. Pastaj, 17 vjeç në gjimnaz, vendosa o iki për teatër ose nuk ka rrugë tjetër. Madje, unë isha e mirë dhe në matematikë dhe në fizik, atyre u vura vizën pastaj synimi ishte vetëm teatri. Kur kam fituar Akademinë e Arteve, lash gjermanishten që kisha fituar, rreth 20 vjet u shkëputa nga teatri për shkak të angazhimeve të mia dhe jeta ndodh, ama nuk i ndejtja kurrë larg teatrit, bëja shkrime kritike, e ndiqja, kam qene gjithë kohën koherente, derisa u ktheva pas 20 vitesh”, u shpreh Anxhela./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!