“Ishte penalltia më e dukshme që kam parë”, Kane i “revoltuar”: Gabim fëmijënor i arbitrit

schedule18:36 - 10 Prill, 2024

schedule 18:36 - 10 Prill, 2024

Nuk mund të kishte rezultat më të drejtë, për atë çka dhuruan 90 minutat e lojës, me “Topçinjtë” e Arsenal, që e mbyllën në barazimin, 2 me 2, sfidën e parë çerekfinale, të UEFA Champions League, ndaj “Bavarezëve” të Bayern Munich, duke dhuruar kështu spektakël, për të pranishmit, në “mitikun” e Londrës, “Emirates Stadium”.

Pas ndeshje, gjatë një konference të shkurtër të dhënë për mediat, një koment mbi paraqitjen e “Bavarezëve” e bëri edhe “bomberi” i tyre, Harry Kane, i cili foli në veçanti për rastin e penalltisë që nuk iu dha skuadrës së tij, pasi Gabriel preku topin me dorë, teksa më tej e quajti çmenduri faktin që nuk u dha një penallti që ishte aq shumë e dukshme.

“Ishte një penallti e pastër kristal, shumë e qartë. Portieri ia kaloi topin Gabriel-it i cili thjesht e mori me dorë… Çmenduri! Është një gabim fëminor, jam dakord, por edhe penalltia më e qartë dhe më e dukshme që kam parë ndonjëherë”,- u shpreh Kane, për mediat, pas përfundimit, të sfidës, në “Emirates”. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!