Komisionet hetimore, Krrashi: Opozita po i përdor për qëllime politike

schedule18:26 - 10 Prill, 2024

schedule 18:26 - 10 Prill, 2024

Deputeti i Partisë Socialiste, Lavdrim Krrashi në një intervistë për “Special Report” në ABC News, foli për komisionet hetimore, ku tha se opozita po i përdor për qëllime politike.

Ndër të tjera ai tha se detyra e deputetëve të PS është të identifikojë boshllëqet dhe në mënyrë që të mbushen, plotësohen. Sakaq tha se opozita ende nuk ka paraqitur në komision raportin paraprak.

Kemi dy komisione parlamentare. Është pak burokraci, por më duhet ta them, ka lidhje me anën procedurale. Deputetët e PS janë të përkushtuar në këtë proces. Detyra jonë është të identifikojmë boshllëqe në mënyrë që të mbushen, plotësohen. Ky është thelbi i komisioneve hetimore. PS me grupin e saj të deputetëve ka qenë pjesë e mbledhjeve ku është detyruar të jetë. Komisionet hetimore ka për detyrë që deputetë të jenë patjetër pjesë. Mund të zhvillohet sot për nesër. Për fat të keq vë re që opozita po i përdor për çështjet e saj politike. Përmes deklaratave publike, kolegët bëjnë lançime përmes rrjeteve sociale, në vend që ta bëjnë atje ku duhet.

Mbledhja e dytë ka pasur për qëllim që secila palë të emërojë, identifikojë ekspertë paraqesin gjetjet e tyre dhe japin planin e tyre paraprak se si duhet zhvilluar plani i hetimit. Rreth 24 orë më parë dy ekspertë të opozitës kanë paraqitur nëpër media dhe unë i kam parë po nga mediat. Opozita nuk ka sjellë ende raportin paraprak.

Ne jemi janë fazën ku dy ekspertët kanë paraqitur raportin, duhet të presin, të kenë durim. Opozita duhet të gjejë forcë dhe të kuptoj që roli i deputetit është i deputetit, jo të luajë rolin e prokurorit, gjykatësit. Nuk ka lidhje Parlamenti të bëjë hetime të llojit kriminal. Roli i deputetëve është që t’i referojnë rastet e identifikimit te organet kompetente. Janë ditët e para dhe më pëlqen ta shoh gotën gjysmë plot dhe jo gjysmë bosh. Uroj që opozita të reflektojë!“, tha ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!